Tv Klan - Qeveria miraton projektbuxhetin 2024

preview_player
Показать описание
Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, duke parashikuar të planifikojë shpenzime publike mbi 7 miliardë Eurosh. Në këtë buxhet, parashikohet rritje pagash për administratën, mjekët e arsimtarët.

Pas mbledhjes, Ministri i Financave, Ervin Meta se reforma në sistemin e pagave, kap vlerën 39 miliardë Lekëve, ku kryesorja është vendosja e pagës mesatare prej 900 Eurosh.

Ervin Mete: Duke mbështetur rritjen e pagave dhe duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur nga qeveria për të arritur një nivel page mesatare prej 900 Euro në muaj. Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë Lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.

Gjithashtu me buxhetin e ri do të financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë Lekë. Qeveria parashikon rritje ekonomike gjatë 2024-ës

Ervin Mete: Në projeksionet tona, ne parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm, një balancë primare pozitive, konsolidim të mëtejshëm fiskal, rritje të punësimit dhe ulje të inflacionit. Ambicia jonë është që siç kemi qënë një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, të synojmë të jemi një nga destinacionet kryesore në rajon sa i përket turizmit, duke synuar në të njëjtën kohë të ofrojmë punësim cilësor dhe ndër pagat më të larta në rajon.

Qeveria shtyu për një kohë të pacaktuar planet për përfshirjen e TVSH-së në arsim dhe në shërbimet financiare të parashikuara për tu aplikuar në fillim të Janarit 2024, pas dakordësimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Lidhur me akcizën, Ministria e Financave ka propozuar vendosjen e një tavani prej 1.5% indeksim çdo dy vite.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме