Top News- Avokati që çoi Millosheviçin në Hagë/‘Rusia të largohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB’!

preview_player
Показать описание
Avokati kryesor që ndoqi penalisht kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviçin ka kërkuar të hënën gjykimin e presidentit Vladimir Putin për krime lufte në Ukrainë.
Sir Geoffrey Nice beson se heqja e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së ose heqja e saj nga kompetencat e vetos është një mënyra e vetme për të bër ëtë mundur përballjen e tij me drejtësinë.
Ai tha se fakti që Rusia ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është njësoj sikur Hitleri të ketë të drejtën e vetos në Nuremberg.
Duke folur për Times Radio, ai tha se një hap shumë i rëndësishëm që duhet të ndërmerret është mbledhja e asamblesë së OKB në mënyrë që Rusia tq largohet nga këshilli i sigurisë.
‘Të thuash se sistemi aktual është paksa i prishur ose i paplotë, nuk do të thotë të thuash se nuk duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të siguruar se është përmirësuar. Sigurisht, një nga mënyrat se si mund të përmirësohet është duke hequr qafe të drejtën e vetos së Rusisë dhe më pas ajo mund të dalë në gjyq për krimin e agresionit. Një mënyrë tjetër është të sigurohet që pas përfundimit të këtij konflikti, të pandehurit potencialë rusë të identifikuar të dorëzohen nga Rusia.”
Sir Geoffrey udhëhoqi ndjekjen penale të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç në Gjykatën Penale Ndërkombëtar.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Hagë#Rusia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

kjo do ishte fitore per shqiptaret, nuk do kishte kush ti vente veto kosoves

alb-
Автор

Hahaahahahaha kur te bejn xheli vone do kapni putinin

edisonalbanian