Top News - 10 deputetët, ‘truproja’ të Berishës/ Kundër Bashës për vendimin e përjashtimit

preview_player
Показать описание
Të paktën 10 deputetë të PD-së janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në përplasjen brenda partisë më të madhe të opozitës.
Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Luçiano Boçi, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi janë emrat me peshë në PD që i janë bashkuar foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka deklaruar kandidimin për kreun e PD, por në të njëjtën kohë edhe sipas deklarimeve ka tashmë në dorë më shumë se 51 për qind të firmave që duhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD.
Secili prej 10 deputetëve, 11 bashkë me Berishën, është shprehur publikisht në lidhje me qendrimin e gabuar të Bashës sipas tyre, që vret demokracinë e brendshme. I pari që e pësoi nga qëndrimet e mbajtura është Flamur Noka, i cili u shkarkua nga Basha, nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, dhe u paralajmërua për përjashtim nga grupi. Dhe më pas Luan Baci nga kreu i degës së PD në Fier.
Vetë Noka nuk u shpreh i surprizuar nga vendimi i marrë, ndërsa shkarkimi i tij solli dhe reagimin për herë të parë publik kundër Bashës të deputetes Albana Vokshi. Kjo e fundit në një postim në rrjetet sociale tha se partia mund të vritet nga vendimet personale të kryetarit.
Flamur Noka, ishte i pari që reagoi kundër përjashtimit të Berishës. Ai ka pasur përplasje të njëpasnjëshme me Bashën në mbledhjet e grupit të PD, dhe e ka shoqëruar Berishën në të gjitha qytetet ku foltorja është ndalur për takimet me bazën e demokratëve.
Edi Paloka e gjeti veten jashtë postit të nënkryetarit të Partisë, dhe zëvendësoi Nishanin në krye të Këshillit Kombëtar të PD. Atij iu besua drejtimi i një qarku të rëndësishëm si ai i Durrësit, por pavarësisht kësaj, nuk hezitoi që të dilte kundër Bashës në vendimin për të përjashtuar Berishën.
Tritan Shehu, njësoj si Noka dhe Paloka, ndër mbështetësit e parë publik të Sali Berishës, pjesë dhe organizator i takimit të ish-kryeministrit në Gjirokastër, qark të cilin e drejtoi në zgjedhjet e 25 Prillit. Shehu ka deklaruar vazhdimisht se vendimet individuale të kryetarit duhet të marrin fund.
Oerd Bylykbashi me disa statuse të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, ku fliste për dhënien fund të vendimeve të kryetarit, deputeti i Durrësit e bëri të qartë se ai ishte kundër përjashtimit të Berishës.
Edhe shumë deputetë të tjerë kanë qenë kundër vendimit të Bashës, por zhvillimet në kampin opozitar do të jenë më shumë të dukshme në fillim të dhjetorit, kur është deklaruar edhe mbajtja e Kuvendit të Partisë Demokratike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#PD#Deputetët#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

DITET I KANE EDHE KETA TE NUMERUAR👺👺👺🦴🦴💀💀

ganiculaj