Tv Klan - Arrestohet në Itali ish-kryebashkiaku i Vlorës | Lajme - News

preview_player
Показать описание
#arrestim #Itali #agimkajmaku

Ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku është arrestuar në Itali me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve, Kajmaku është arrestuar më 27 Maj me 20 kilogramë kokainë, e cila në vlerën e tregut kap shifrën e 1 milionë eurove.

Mediat italiane shkruajnë se ai është arrestuar së bashku me nipin e tij në në një fidanishte të njohur nga Grottamare në zonën e San Benedeto të Trontos. Lënda narkotike ishte fshehur brenda vazove të bimëve që ishin blerë nga kompania në zotërim të Kajmakut.

Dyshohet se Kajmaku dhe nipi i tij, që ishin anëtarët më të rinj të bandës, u denoncuan nga pronari i fidanishtes. Ai kishte vënë re ndryshimin që dajë e nip u kishin bërë vazove për të fshehur lëndën narkotike. Ata mbaheshin nën vëzhgim dhe përgjoheshin prej 8 muajsh nga Policia italiane.

Agim Kajmaku u shkarkua nga posti i kryebashkiakut të Vorës pas mandatit që mori në 30 Qershor 2019. Ai nuk deklaroi një procedim penal në Greqi. Ish-kryebashkiaku socialist u arrestua në 2020 në një spital i shtruar pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për ish-numrin një të Bashkisë së Vorës, nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ndryshoni titullin
Vora jo Vlora
Se ne. Na Vlora se kemi pas ndonjher kryebashkiak këtë 😂

.leo_
Автор

ndoshta i eshte dukur me interesant si qytet produksionit Vlora se Vora eshte bere me qellim them un sesht lapsus

eagleeye