Top News - Sulmohet presidenti i Kolumbisë/ Hapet zjarr ndaj helikopterit ku ndodhej Ivan Duque

preview_player
Показать описание
Një helikopter që mbante Presidentin e Kolumbisë Ivan Duque dhe stafin e tij ka rënë pre e një sulmi. Incidenti ndodhi ndërsa helikopteri i presidentit po fluturonte nëpër rajonin Catatumbo të Kolumbisë drejt qytetit të Cucuta, kryeqyteti i provincës Norte de Santander.
Edhe pse nga sulmi nuk pati të lënduar, Ivan Duque e quajti incidentin si frikacak dhe se nuk i trembet akteve të dhunës apo terrorizmit.Në helikopter nodheshin edhe zyrtarë të tjerë duke përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Diego Molano, Ministrin e Brendshëm Daniel Palacios dhe guvernatorin e Norte de Santander Silvano Serrano. Rajoni Catatumbo, në kufirin e Kolumbisë me Venezuelën, është shtëpia e bandave të shumta ku trafikohet një pjesë e madhe e kokainës. Po ashtu aty është zona ku veprojnë guerilët e Ushtrisë së Çlirimit Kombëtar të majtë, ish-luftëtarë që hedhin poshtë një marrëveshje paqeje me qeverinë 2016, së bashku me grupet e armatosura kriminale të përfshira në trafikun e drogës.
Kujtojmë se këtë muaj një makinë bombë shpërtheu në një bazë ushtarake duke plagosur trupat kolumbiane dhe këshilltarët ushtarakë amerikanë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#IvanDuque#Colombia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Te ishte rrezu ai e do e shikoje ti trembeshe apo jo te beheshe per rrafmet 😂

ALBERTUSE