Top News -Sulmohet shkolla me 400 civilë brenda/‘Kasaphanë’ në Mariupol, trupat e Putinit nuk ndalen

preview_player
Показать описание
Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë ku 400 persona po strehoheshin. Sulmi u tha se ka ndodhur të shtunën.
Në një postim në Telegram, këshilli i qytetit tha se ndërtesa e shkollës është shkatërruar dhe se banorët janë nën rrënoja. Sipas zyrtarëve, gra, fëmijë dhe të moshuar kanë qenë duke u strehuar në këtë shkollë. Ende nuk ka njoftime për viktimat e mundshme nga ky sulm. Për shkak të vështirësive në komunikim me qytetin e rrethuar të Mariupolit, ky lajm nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur. Besohet se në Mariupol janë të bllokuar mbi 300,000 persona. Ky qytet ka qenë nën sulme të vazhdueshme të forcave ruse, që kanë shkaktuar dëme të mëdha. Rusia është fajësuar për sulme ndaj materniteteve, spitaleve, teatrove dhe objekteve civile. Por, Rusia vazhdimisht ka mohuar se shënjestron caqe civile.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të dielën se rrethimi i Mariupolit përfshin krime lufte të kryera nga forcat ruse.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Mariupol#Sulmi#TopChannel
Рекомендации по теме