Parlamenti Rinor Shqiptar ironizon sondazhin GALLUP dhe Lëvizjen Mjaft –( 4 Qershor 2005)

preview_player
Показать описание
Lajme arkiva 2005

Parlamenti rinor Shqiptar hapi tenderin për sondazhin elektoral të partive Politike duke ironizuar sondazhin e GALLUP Internacional dhe Mjaft, shitja me shumicë dhe pakicë të sondazhit, është improvizuar nga një stendë e posaçme në Pazarin e Ri në sheshin Avni Rustemi. 1% sondazh kushton 10 mijë Dollarë dhe fituesi shpallet në 10 Qershor për atë forcë politike që paguan më shumë.

Endrit Shabani: Kemi ardhur sot këtu e para për të bërë me dije popullin shqiptar se çfarë po ndodh realisht, se si po shitet opinioni publik, për të ushtruar presion ndaj atyre organizmave shqiptare që pa asnjë lloj të drejte që nga 15 Maji 2003, kanë privatizuar opinionin publik dhe e shesin atë dhe bëjnë pazar me opinionin publik sikur ta kenë atë si pronë të vetën.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме