filmov
tv
Partitë politike reagojnë ndaj sondazhit të Gallup - (1 Qershor 2005)
Показать описание
Lajme arkiva 2005
Zëdhënësi zyrtar i fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste Blendi Klosi ka komentuar në favor të kësaj partie rezultatin e realizuar nga Gallup. Partia Socialiste sipas tij është e vetëdijshme që ka shumë punë për të kryer, por dhe se njerëzit sipas tij besojnë se Shqipëria është zhvilluar.
Blendi Klosi: “Berisha në më pak se dy javë ka humbur mbi 8 pikë. Sondazhet dëshmojnë se votuesit e kanë të qartë se jemi ne ata që kemi ndryshuar Shqipërinë dhe do të vijomë që ta ndryshojnë ata edhe në të ardhmen. Shqiptarët e mbajnë mend mirë, ndryshimin që solli Berisha në pushtet, dhe se ndryshimi i tij është një ndryshim i rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mendimi ynë është sondazhi më rëndësishëm është ai i datës 3 korrik ku në saj të punës sonë, të kandidatëve tanë, populli shqiptar do të votoj për Partinë Socialiste.”
Edhe anëtari i Kryesisë të Partisë Socialiste Petro Koçi ka komentuar për Televizionin Klan sondazhin e Gallup.
Petro Koçi: “Së pari duhet kuptuar që preferencë partiake edhe në sistemin mazhoritar kuptohet që votat e ish-përkrahësve të PS-së që mund të jenë aktualisht te LSI-ja, nuk mund të shkojnë kurrë në favor të kandidatëve të LSI-së që do të thotë në favor të Sali Berishës.”
Lidhur me këtë sondazh Partia Demokratike vlerëson se të intervistuarit ndajnë të njëjtat aspirata dhe vlerësime mbi qeverisjen, duke dëshmuar se në zgjedhjet e afërta opozita aktuale vjen në pushtet. Ndërsa zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Xhufi vlerëson këtë sondazh.
Pëllumb Xhufi: “Ne marrim me shumë seriozitet edhe këtë sondazh, i cili gjithsesi konfirmon rolin gjithmonë në rritje të Lëvizjes Socialiste për Integrim në skenën e politikës shqiptare. Sigurisht ne kemi vlerësimet tona. Ne kemi perceptimet tona që lindin nga kontaktet e përditshme që kemi me elektoratin shqiptar. Gjithsesi e vlerësojmë atë dhe sigurojmë atë në rast se do na vlejë për ndonjë gjë ky sondazhi i fundit. Ai do na vlejë për të forcuar punën tonë në mënyrë që të paraqitemi fitimtarë në zgjedhjet e 3 korrikut.”
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!