Top News-Seanca plenare për ndryshimet në cabinet/Alibeaj-Duhet të ishte me debat, shkelje ligjore

preview_player
Показать описание
Kjo e enjte shënon edhe seancën e fundit plenare për këtë session parlamentar dhe një prej pikave të rendit të ditës është votimi për dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Por lidhur me njoftimin e Kuvendin për seancën plenare ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Përmes një dokumenti të dorëzuar në Kuvend, Alibeaj kërkon debat në seancën për ndryshimet e fundit në qeveri.
Sipas tij, Edi Rama udhëron votimin pa debat. Edhe pse është e shkruar qartë në nenin 110 të Rregullores që sanksionon se Kuvendi ia nënshtron debatit parlamentar përbërjen e qeverisë. "Asnjë deputeti, – thotë neni 46 i Rregullores", që dëshiron të diskutojë për një cështje të rendit të ditës, nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës – thuhet në dokumentin me firmën e Alibeajt. "
Ndryshimet e qeverisë të shpallura në tëitter, betejat e brendshme në kupolën drejtuese të PS-së për të përfituar dhe abuzuar në kurriz të shqiptarëve janë dhe mbeten mënyra që Edi Rama ka zgjedhur për të larguar vëmendjen nga vetja.
Ai është përgjegjës kryesor i varfërisë së shkaktuar nga korrupsioni, i vjedhjes galopante që ka zbrazur xhepat e qytetarëve. Për këtë ai përdor çdo mënyrë për të shmangur debatin publik, përballjen me faktet dhe të vërtetën që shqiptarët e kuptojnë çdo ditë e më shumë – përfundon dokumenti i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Alibeaj#Seance#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Mos eshte kryetari Top Rilindja se partia Demokratike ka tjeter😂😂😂😂

alessiobelleri