Top News - Kryespiuni i Ukrainës del nga errësira...’Kemi burime edhe brenda zyrës së Putinit’

preview_player
Показать описание
Ai mban pistoletën me vete edhe në intervistat me gazetarët e huaj dhe diskuton cështje të inteligjencës në kohë lufte. Armë dhe pajisje ushtarake janë të shpërndara në zyrën e tij në Kiev. Ai thotë se ka burime që shkojnë deri pranë presidentit Vladimir Putin. Për një shef inteligjence që udhëheq operacionet e spiunazhit të Ukrainës gjatë luftës me Rusinë, Kyrylo Budanov, 37 vjec, ka ndërtuar një profil publik si jo zakonisht publik që ai e ka përdorur për të dhënë mesazhet e tij dhe për të kërcënuar moskën nga larg. Në kohë të tilla, një kryespiun nuk mund të qëndrojë në hije – thotë ai për agjencinë e lajmeve Reuters. “Nuk është e mundur në këto kushte”, thotë shefi i drejtorisë kryesore të inteligjencës në Ukrainë, GUR, ndërsa pret gazetarët në zyrat qendrore të tij. “Dhe të gjitha luftërat e ardhshme do të jenë kështu, në cdo vend të botës. Ne mund të themi se po përcaktojmë trendin këtu...”. Ukraina doli në përfundimin se duhej të shpërndante mesazhin e saj që në 2014-ën, kur moska e gjeti botën të papërgatitur dhe aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë e nisi një luftë në lindje të vendit. “Ne e humbëm krejtësisht luftën e informacionit në 2014-ën. Dhe lufta që nisi në 2022, u nis krejtësisht ndryshe. Tani, janë rusët ata që po e humbasin betejën e informacionit”. Që kur një rebelim i mercenarëve në Rusi, muajin e shkuar, bëri që sistemi sundues në Moskë të duket më i dobët dhe i paqëndrueshëm, Budanov ka shfrytëzuar mundësinë për të gërmuar se cfarë dinin spiunët ukrainas për armikun e tyre. Në pjesë të intervistës së tij, ai thotë se mercenarët rebelë rusë i ishin drejtuar një baze bërthamore në tentativë për të siguruar armë bërthamore. Disa burime ruse që folën për reutersin, konfirmuan pjesë të rrëfimit të tij. Budanov nuk dha prova, por nënvizoi se ai saktësisht kishte parashikuar se rusia do të pushtonte ukrainën, para se lufta e vërtetë të niste. “Ne kemi burimet tona. Madje edhe në zyrat më të afërta me atë të Putinit. Ndaj ne zakonisht e dimë se cfarë ndodh” – thotë ai.

Pamje:AFP / Photo By Reuters

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel#KyryloBudanov
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

nuk shkon termi KRYESPIUN.Eshte Shef i Shtabit Informativ i Ukraines.

ametismaili