Top News - ‘Asteroidi i Krishtlindjes’ drejt Tokës / Paralajmëron NASA: Sa një ndërtesë 10 katëshe

preview_player
Показать описание
Me natën e Krishtlindjes që po afron, shumë fëmijë mund të shpresojnë të shohin babagjyshin duke fluturuar lart. Por NASA ka paralajmëruar se drerët nuk do të jenë të vetmit që fluturojnë mbi Tokë në ditët në vijim. Sipas saj, shkëmbi hapësinor 2024 NX1, do të arrijë pikën e tij më të afërt me Tokën në orën 02 e 56 minuta të mëngjesit, në orët e para të natës së Krishtlindjes. Me një madhësi të vlerësuar prej 29 deri në 70 metra në diametër, shkencëtarët besojnë se 2024 NX1 mund të mbajë një potencial shkatërrues prej 12 milion tonësh tritol.
Megjithatë, edhe pse ky kalim do të jetë shumë i afërt për standardet astronomike, ekspertët thonë se nuk ka asnjë shans që Krishtlindjet të shkatërrohen nga një përplasje me këtë shkëmb të madh hapësinor. Agjencia hapësinore vlerëson se asteroidi duhet të kalojë në një distancë prej rreth 7.21 milion km larg nga toka. Asteroidi i krishtlindjeve u zbulua vetëm më 12 dhjetor pasi NASA dhe sistemet e mbrojtjes planetare të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) vunë re afrimin e tij. Pas llogaritjes së orbitës së tij, agjencitë e renditën atë si një "kalim të afërt", që do të thotë se pritet të kalojë brenda 7.5 milion kilometrave nga Toka.
Ndonëse rreziku është përjashtuar, NASA thotë se një asteroid me diametër 70 metra, do të ishte i aftë të rrafshonte një sipërfaqe prej 2 mijë kilometrash katror në rast përplasjeje. Për krahasim, ekspertët kujtojnë ngjarjen Tunguska, në rusi, në 1908-ën, kur një asteroid me përmasa të ngjashme u përplas me tokën duke rrëzuar 80 milionë pemë. Fatmirësisht përplasja ndodhi në një rajon të pabanuar të siberisë. Në vitin 2013, një meteor me diametër 20 metra shpërtheu 45 km mbi rajonin rus Chelyabinsk. SHpërthimi rezultoi me lëshimin e ekuivalentit të energjisë prej rreth 440 mijë tonësh tritol, dëmtoi shumë ndërtesa dhe plagosi rreth 1600 persona.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#NASA#Toka
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Si po ven punet me Njerzimin shpet a von do ndodh

bertihajro
Автор

Mir se te vij Beri te Fala nga une po e takove Dhe I thuaj mos te vij per Krishlindje te vij ne nderrimin E vitit me 31 se kemi Gjelin E Detit ne tryeze 😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂

ELCAPO-wggp
Автор

Do sjelli fat per politikanet dhe sherbetoret televiziv .do tju ndricoje rrugen per azil ose 302

SarandaBsjd
Автор

😅😅😅 tunguska nuk ishte asteroid por eksperiement i armeve sekrete

onlineshop