filmov
tv
Top News - ‘Vrasësi i qyteteve’ na kursen... / Asteroidi kalon mes Tokës dhe Hënës, asnjë kërcënim
Показать описание
Një asteroid aq i madh sa të rrafshojë një qytet të tërë, do të kalojë pa asnjë kërcënim mes tokës dhe hënës këtë fundjavë, duke kursyer të dyja ato por duke ofruar një shans për shkencëtarët që ta studiojnë objektin më nga afër.
Kalimet e afërta të asteroidëve janë të zakonshëm por NASA thotë se është e rrallë që një objekt kaq i madh të afrohet kaq shumë dhe se evente si ky ndodhin vetëm një herë në një dekadë ose më shumë. Shkencëtarët vlerësojnë se asteroidi ka një diametër prej 40 deri në 90 metra. I zbuluar një muaj më parë, asteroidi i njohur si 2023 DZ2, do të kalojë 515 mijë kilometra pranë hënës, të shtunën dhe disa orë më pas do të fluturojë pranë tokës me shpejtësi rreth 28 mijë kilometra në orë. Takimi i afërt do ti japë mundësinë astronomëve të studiojnë një shkëmb hapësinor nga një distancë prej vetëm 68 mijë kilometrash. Duke qenë në thuajse gjysmën e distancës nga toka në hënë, asteroidi do të jetë i dukshëm edhe me dylbi dhe teleskopë të vegjël.
“Nuk ka asnjë shans që ky vrasës qytetesh të godasë tokën, por afrimi kaq i madh i tij ofron një mundësi të shkëlqyer për vëzhgim – tha shefi i mbrojtjes planetare në agjencinë hapësinore evropiane Richard Moissl në një deklaratë për shtyp. Asteroidi do të kthehet sërish në 2026-ën. Fillimisht u duk kishte një shans të vogël që ai mund të godiste tokën në rikthim, por shkencëtarët tani e kanë përjashtuar edhe këtë mundësi. Astronomët e konsiderojnë një praktikë të mirë për mbrojtjen planetare zbulimin e një asteroidi të rrezikshëm që mund të godasë tokën, sipas nasas.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Asteroidi#Gjigand