Top Channel/ Kina “tallet” me SHBA: Nuk është balonë përgjimi, është dron moti-Dorëzohet Pentagoni!

preview_player
Показать описание
Nuk është balonë përgjimi, por thjesht një dronë monitorimi i motit që ka devijuar nga rruga; Kina kërkoi të trajtohet me qetësi cështja që vuri në alarm autoritetet amerikane dhe që shtyu sekretarin e shtetit, Antony Blinken të anullonte vizitën në Pekin.

Qeveria kineze apeloi për gjakftohtësi dhe shprehur keqardhjen për episodin, rëndësia e të cilit në këtë mënyrë, minimizohet ndjeshëm.

Pekini nuk ka shkelur kurrë territorin dhe hapësirën ajrore të asnjë shteti Sovran. Mbajtja hapur e kanaleve të komunikimit tani është shumë e rëndësishme. Megjithatë, ne nuk do ta pranojmë hamendësime të pabaza.

Ministria e jashtme kineze akuzoi ndërkohë "disa politikanë dhe media në Shtetet e Bashkuara" se e përdorën incidentin si pretekst për të sulmuar dhe njollosur Kinën". Pentagoni vetë e pohoi se balona po udhëton në një lartësi mbi trafikun ajror komercial dhe nuk përfaqëson kërcënim ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë, ndërsa shtoi se një balonë e dytë është diktuar tashmë, jëtë radhë në Amerikën Latine. Incidenti ka nxjerrë në pah se deri ku Pekini dhe Uashingtoni janë të gatshëm të shkojnë për të spiunuar njëri-tjetrin ndërsa tensionet mes superfuqive botërore janë në rritje.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#China#SHBA#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po ju te topleshit e vertetuat qe po tallet kina

agimpalushi
Автор

Ata qe dalin, duke vezhguar jashte ! Jane duke ngordhur, brenda !

luleskeli
Автор

E paska zene shqetesimin Kines se ca moti do kete ne Amerike.

johnyway
Автор

Ahaha tullumbace qe i mori era Lene ti nigjojm kinezce.arabe.anglisht etj car leshin thon edhe se nuk dim ta perkthejm ju veni ca foto e thoni ka thon

commentogiusto