Ora News - Aksident në aksin Burrel-Klos: Kamioni përplaset me veturën, disa të plagosur

preview_player
Показать описание
#tvora #rtvoranews
Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marteje në aksin rrugor Burrel – Klos.

Një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një autoveturë në fshatin Zall-shoshaj duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në 3 kilometra.

Makinat është dashur të rrijnë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin aksidente pasi tre ura në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje. Mungesa e sinjalistikës së nevojshme shkakton aksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën.

Pak kohë më parë në këtë urë përpak sa nuk u shkaktua një tragjedi ku një mjet doli nga rruga për tju shmangur përplasjes duke përfunduar në humnerë.

Për më shumë lexoni në:

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Mirseerdhet ne Shqiperi (rrumpall) ku cdo gjo esht rrumpall, del n kemb rrumpall del me makin rrumpall del me biciklet rrumpall del me motorr rrumpall shko kerko i drejten tende rrumpall

dongiovanni
Автор

Brenda javes 11 aksidente automobilistike...

g.z.
Автор

Skandal në c'do drejtim... Të pa pergjegjshem kudo është present ne atdheun tim

g.z.