Ora News - Aksident në Berat, 31 vjeçarja i pret rrugën makinës

preview_player
Показать описание
#rtvora #oranews

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (21 dhjetor) në hyrje të qytetit të Beratit, në fshatin Otllak.

Një 31-vjeçare, në përpjekje për të hyrë në rrugicën e lagjes së saj i ka prerë rrugën një automjeti që ishte duke udhëtuar në rrugën e tij, në drejtim të qytetit të Beratit.

Përplasja mes dy mjeteve ka qënë shumë e fortë, mjeti tip Hunday është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme dhe ka dalë jashtë rruge, ndërkohë që automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetwsja me iniciale E.Th. është goditur në pjesën anësore dhe është fikur në mes të rrugës.

Nëna e 31-vjeçares, që ka parë skenën e përplasjes së vajzës nga banesa ka rendur me shpejtësi drejt vajzës por, për shkak se vuante nga zemra i ka rënë menjëherë të fikët në rrugë.

Follow RTV Ora

Рекомендации по теме