Top News - Pavarësia bën bashkë Ramën dhe Kurtin/ Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë ‘bëhen një’

preview_player
Показать описание
Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë të dielën drejt Tiranës së bashku me deputetët, pasi Kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës do të bashkohen të dielën në Tiranë në një seancë sa historike aq edhe simbolike për të festuar pavarësinë.
Ligjvënësit nga të dyja anët e kufirit do të mbajnë një mbledhje të përbashkët, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili do të festohet si në Tiranë ashtu edhe Prishtinë.
Kjo festë do të bëjë bashkë edhe kryeministrat Rama dhe Kurti, të cilët janë takuar për herë të fundit në Berlin. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u drejtohen kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti. Pjesë e folësve do të jenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve. Kjo ngjarje ishte paralajmëruar në mbledhjen e fundit të dy qeverive, që u mbajt në muajin qershor.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#EdiRama#TopChannel
Рекомендации по теме