Top News-SHBA, ‘dhuratë’ në ditën e Pavarësisë/Edhe 3 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën

preview_player
Показать описание
Uashingtoni duket se po e shndërron në një fushatë afatgjatë ndihmën e sigurisë për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon agresionin në Ukrainë. Zyrtarët amerikanë thonë se ka gjasa që Uashingtoni të mbajë më shumë trupa ushtarake në Evropë në të ardhmen, përfshirë planet për një ndihmë shtesë prej rreth 3 miliardë dollarësh për të trajnuar dhe pajisur forcat ukrainase për të luftuar për disa vite. Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se paketa e ndihmës pritet të shpallet të mërkurën, ditën që shënon gjashtëmujorin e fillimit të agresionit në Ukrainë dhe ai vend feston ditën e pavarësisë. Zyrtarët thanë se paratë do të financojnë kontrata për tre lloje dronësh dhe armë të tjera, municione dhe pajisje që mund të mos shohin frontin e betejës për një ose dy vite. Shuma totale e paketës së ndihmës, e cila ofrohet në bazë të Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës dhe është më e madhja deri më sot, mund të pësojë disa ndryshime të vogla para se të bëhet publike të mërkurën. Zyrtarët thanë në kushte anonimiteti se paketa do të përfshijë fonde për dronët e vegjël Puma që lëshohen me dorë, dronët e vëzhgimit Scan Eagle me qëndrueshmëri më të gjatë të cilët lëshohen me katapultë, dhe për herë të parë, sistemin e dronëve British Vampire, që mund të lëshohen nga anijet. Ndryshe nga shumica e ndihmave të mëparshme, paketa synon kryesisht të ndihmojë Ukrainën që të sigurojë një mbrotje afatmesme dhe afatgjatë, sipas zyrtarëve me njohuri mbi çështjen. Dërgesat e mëparshme janë përqendruar tek nevojat më imediate të Ukrainës për armë e municione dhe pajisje që Pentagoni ka në rezerva dhe mund të dërgohen menjëherë. Paketa e re synon të sigurojë zyrtarët ukrainas se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e tyre, pavarësisht situatës, thanë zyrtarët. Që nga ardhja e Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar rreth 10.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SHBA#Ndihmat#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Leku I amerikanve qe po ju rriten taksat dhe cmimet dhe per cfare per nje ukraine

.a
Автор

Dhurojn 3 miljard, pastaj xhvasin 30 miljard!?

martinmartini