Zhduket vlonjatja, ’Pa Gjurmë’ zbulon videot kërcënuese: Nëse më ndodh diçka, hapni kamerat (9.1.23)

preview_player
Показать описание
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Pasi zbuloi një rrjet prostitucioni dhe pastrimi parash, pjesë e së cilës ishin kolegë të saj të një pike karburanti vlonjatja u zhduk papritur, në ditën e saj të lindjes. Kostandina Zaharia rezulton e humbur që prej datës 5 dhjetor të një viti më parë nga New Jorku. Ditën që ajo mbushi të 30-tat telefonoi për herë të fundit të motrën në Shqipëri, tek e cila shprehu frikën nga kërcënimet e vazhdueshme që po i bëheshin nga disa kolegë të saj turq dhe shqiptarë. E reja punonte në një pikë karburanti, aty ku sipas saj kishte zbuluar ekzistencën edhe të një sasie parash fals që posedoheshin nga kolegët, pjesë e një grupi të strukutuar kriminal.
Për këtë ajo vë ne dijeni dhe të motrën, duke i pohuar se i kishin vjedhur madje edhe profilet në rrjetet sociale, pasi aty ajo denoncoi për herë të parë teksa publikoi edhe emrat e kolegëve. Pas kësaj, ajo mori kërcënime të vazhdueshme, për të cilat pas denoncimeve bërë edhe në policinë Njujorkeze u pajis edhe me urdhër mbrojtje.
Pas këtyre ngjarjeve të njëpasnjëshme, që i ndodhën 30-vjeçares prej një muaji ajo rezulton e humbur.
Prej 8 vitesh vajza nga Vlora nuk ishte kthyer në Shqipëri. Ajo ishte zhvendosur në Amerikë, ndërsa dy vitet e fundit jetonte e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti. Dhuna fizike që ai ushtronte ndaj saj ishte arsyeja pse 30-vjeçarja i kishte dhënë fund bashkëjetesës me të. Jeta e vështirë në një shtet të huaj, kohët e fundit ishte kthyer në një makth për të renë e cila shpesh kishte shprehur shqetësimin tek familjarët nga telefonatat e shumta që kishte me ta. Shumë aktive edhe në rrjetet sociale, sot për Kostandinën nuk ka ende asnjë gjurmë.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E shkreta nen sa gjynaf mjer kujt i bie halli te uroj me zemer ta gjeni vajzen 🙏🙏🙏

eduartaallkanjari
Автор

Po ku ka jetu ne new York se new york asht I madh me jep ma shume info te interesohem te therras policine

garygrella
Автор

Ishalla eshte shendosh e mire
Zoti e Ruajte kete goce 🙏🙏🙏 ju Nena e kesaj goce uroj te maresh lajme te mira

zanadoko
Автор

Vajzat nga Vlora ti hedhesh ne det dalin ne krip😎 kjo Ina eshte e vetme pa krahe atje po Ishallah Zoti e ruan nga ata qe i bejn padrejtesi e te kthehet ne Vlore sa me shpejt e lumtur prane familjes🤲🏻😘

irenairenaaa
Автор

Po perderisa ka pas problem kaq te rende, shum mire do kishit bere te lidheshit me ambasaden tone ne Amerike, sepse ajo kuptohet qe Eshte ne nje hall te Madh, saqe behet fjale per jeten e saj....
Megjithate Zoti ju ndihmofte per gjetjen e Vajze

mimosa
Автор

Zoti dasht qe ti te kontaktosh e te qecohet shpirti w ajo te jet shendosh e mir se lotet e nenes vrasin shum

dhuratarushkulli
Автор

Do zoti te jet gjall, ! Zoti te bekofte Z.Odeta dasht zoti te jet gjall, e ta qetsoni kte nene!

varvaratzomo
Автор

Dasht zoti e kjoft shnosh e mir vajza jote mor nan .skam fjal me fol veq se gjaja ma e shtrejt en kyt jet asht familja zoti ju bashkoft shnosh e mir te gjithve 🙏🙏🤲🤲

emiljancolaj
Автор

Wow Odeta e pa besusheme ..ketu zgjithet shume kollaje se nuk te fale policija e pa besusheme, Une jetoje ne Boston dhe ketu policija nuk te fale per nje gje me te vogel jo per situaten e kesaj goce, ,,

bonbon
Автор

po kete vajzen ne New York nese eshte ndonje dhe te shkoj ta kerkoj ne Polici Ata e gjejne shum shpejt vendin se ku ndodhet.
Une jetoj ne Texas sikur te Isha ne New York do shkona ta kerkoja e ne qoft se nuk ka gje per nje kohe do mundohem te beje diqka!

MK
Автор

Odeta, ne Coney Island NY do te jem aty ne 20 May. Nese nuk e ka denoncuar njeri, mund te kem ndonje te dhene me shume ta bej te pakten si denoncim ne policine e Coney Island ne stacionin e gazit ku ajo ishte duke kerkuar uje, qe njekohesisht eshte edhe biznesi i Ibrahimit, ish partnerit te saj.
Nese me ben reply ketu qe do ju duhet ndihma ime, me lini numer te studios tju mar.

moza
Автор

Gjynah o goca mos ja trishtoni zemren mamas sikur nje mesazh sikur nje Telefonat sa gjynah ajo nen eshte ber gjysem njeriu😢

vanesaharizaj
Автор

Rrofshe odeta qe ben cdo gje per kta njerze qe i ndimon te lumte

luancela
Автор

Po kur e keni dite kete situate ta sillnit ne shqiperi

garygrella
Автор

o mjer nenat e shkreta ca po heqin gjynah i madh dhe cupa e saj ishalla se do zoti dhe e gjejn

Anxhich
Автор

Kur e dinit qe kishte hallin vajza pse se ndimuat ta terhiqni shipri pran vetes uroj me gjith zemr tjet shendosh e mir

liljanamastoropoulou
Автор

Shum e rezervuar nena e Kostandines ... duhet te tregosh te verteten pas kamrave te lutem pasi keshtu e ndihmon stafin. Uroj te jete edhe pse dyshoj shum 😣

biankabregu
Автор

Ina do jete e shtruar ne ndonje spital psikiatrik se gjendja e saj ate tregon. Mendja mbase ia thote ato qe ka thene. Dashte Zoti gjendet shendoshe e mire...

atirdlleshaj
Автор

Pse nena nuk telefonon ambasaden Shqiptare ne Amerike, te marri nje pergjigje te saket.

poliberdufi
Автор

Ja pash videot me vjen keq por ajo duket e droguar 🥺

Celameridian