Tentoi t’i kapte gruan,vrau kushëririn/Pas 19 viteve burg vjen në’Pa Gjurmë’:Gruaja më priti, por...

preview_player
Показать описание
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Nga ’rubrika e letrave’ lexohet historia e Pjetër Nikollës nga Puka, 59-vjeçari kreu 18 vite burg pasi vrau kushëririn e tij. Në letër ai shkruan: “Më shitën motrën, më poshtëruan gruan”. I ftuar në studio Pjetër Nikolla një 59-vjeçar i braktisur nga familjarët rrëfen sesi për nderin e familjes është në hasmëri me familjen e kushëririt të tij. Pasi kreu 18 vite burg sot jeton i vetëm, në një shtëpi të braktisur. Ai kërkon nga ’Pa Gjurmë’ të rilidh kontaktet me dy fëmijët e tij të rritur, me të cilët nuk ka kontakte prej shumë vitesh.
Një vrasje e kryer në vitin 1997 në fshatin Gjegjan e ndjek ende nga pas këtë burrë, i cili pasi ka kryer 18 vite burg, i braktisur nga familja dhe pa shpresë për t’u kthyer në fshat, jeton në bunkerë e shtëpi të braktisura. “Unë vrava se nuk kisha ku të shkoja, kështu e kanë zakonet tona, ose të vrasësh ose të jetosh i turpëruar. Familja me të cilën jam në hasmëri është ajo e kushëririt tim. Më kanë poshtëruar gjithnjë, më kanë shitur motrën, më kanë djegur shtëpinë, nuk më kanë lënë të varros babën e në fund më kanë poshtëruar dhe me gruan. Nuk kisha çfarë të bëj. Vrasjen nuk e kam kryer në pabesi, por në mes të ditës, i vetëdijshëm. Nuk kam ikur. Kam pritur Policinë deri kur erdhën dhe më arrestuan. Pasi kam kryer 18 vite burg, kam dalë, por kuptova se gruaja dhe familja më kishte braktisur. Në fshat nuk mund të kthehem më. Nuk ka kuptim bre ti shkoj gjakësit në gojë, është provokim”, thotë 55-vjeçari Pjetër Marku, i cili prej 10 vitesh endet rrugëve duke u strehuar në bunkerë e shtëpi të braktisura.Ai tregon se vrasja nuk është zgjidhje, por nën mentalitetin e malësorit ai e justifikon vrasjen ndaj kushëririt si të vetmen mundësi që i kishte mbetur.“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, se vrasja nuk është zgjidhje, por në rastin tim, nuk kisha një zgjidhje. Unë jam djalë i vetëm e në mesin e nëpërkëmbjes gjithnjë kam menduar ose të vras veten ose të vras ata që më nëpërkëmbnin. Zgjodha këtë të dytën”, thotë ai.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Odeta mos u mundo fare ti mbushesh mandjen jo keshtu po ashtu e meritonte dhe pike, bravo nderi eshte gjeja me e shtrejte qe te jetosh

GiugliaMecani
Автор

Te lumte pushka per nder Zoti te ndihmofte

danielgreg
Автор

Ju pershendes odeta per emisjonin ska me burra sot te ruaje nderin e familjes zoti qoft me kete zoteri

majlindahyskaj
Автор

QENKE BURRÈ ZOTNI ISHALLA BASHKOHESH ME FÈMITÈ 🙏🙏🙏

pukepuke
Автор

Mos i ndodhte as Hasmit siç të ka ndodh ty.respekte .më pas ku dhe si me të gjet me gjith shpirt të ndihmoj.

p.rr.
Автор

Pieter zoti te bekofte dhe shume histori me dhimbje, por zoti kshu ka dashur

Rina-Rina
Автор

Sa padrejtsi! Zoti te dhente force mor Zotni!

sopranomezzo
Автор

Te lumte pushka , por me vjen keq qe e ke bere me vonese .

ivavulaj
Автор

Zoti qoft me ty Pjeter do zoti te bashkohesh me femijet te tu .🥰❤🇦🇱

majlindazela
Автор

Pushka top te qofte njeriu per nje nder jeton !!!

floricupi
Автор

Hallall ta boft zoti lart te ndihmoft Allahu

antoniolaruci
Автор

Po sa gjynaf car behet keshtu te lumt pushka se mir ja ke be 🙏🙏

xcommandopubg-albania
Автор

Shum her burrav te drejt e te ndershem ju ndodh tragjedi si kjo e pjetrit e ne fund familja te braktis

mehdidumani
Автор

te lumt PJETER burri per nje nder jeton ishalla takon FEMIJET

shqiptv
Автор

Bravo Pietro nuk ka gje me te rendesishme ne bote sesa nderi. Bravo o zemer luan je tamam burri i malsise

lindahushi
Автор

Respekte per kete Zoteri.
Historia me prekese qe kam degju nje realitet shqiptar e Vitit 2022

elonavidhani
Автор

Jom nga tirona. Rrespekte per ket zotni. Si kan vdek hala burrat shqiptarise. Edhe un do e kisha vra po tme ndodhte. E meriton ti knohet konga. Rrespekte vlla

alexalban
Автор

Ishalla Te ndihmon zoti mor burr i fort . Nderi asht mbi te gjitha

fidaimhotz
Автор

Bravo një burr që i del zot gruas familjes bravo

raziecela
Автор

Zoti te ndihmoje Pjeter njeriu rron per nder, te kesh shendet e te takohesh me fmi!Oj gazetare po' eshte ngushtu keq qe Ka kry ket vrasje 🌞

dhuratazenelaj