Top News-‘Edhe rusët e pranojnë, ne do fitojmë!’/Ukraina në kundërsulm, zbraps Rusinë në disa fronte

preview_player
Показать описание
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se trupat ruse vazhduan përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e termocentralit Vulehirska, që gjendet rreth 50 kilometra në verilindje të Donjeckut. Ky termocentral është i dyti për nga madhësia në Ukrainë dhe është një infrastrukturë strategjike që forcat ruse duan ta marrin nën kontroll. Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat ruse janë tërhequr pas një përpjekjeje tjetër të dështuar për të marrë kontrollin e këtij termocentrali.
“Armiku po humb personel, por me kokëfortësi po vazhdon përpjekjet për të marrë kontrollin e territorit të termocentralit Vulehirska”, tha Shtabi.
Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat ukrainase po ashtu kishin zmbrapsur forcat ruse më herët, në përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e termocentralit.
Yuriy Ignat, zëdhënës i forcave ajrore, tha se avionët ukrainas të pajisur me raketa, kanë sulmuar tri bastione ruse, duke shkatërruar pajisje dhe duke vrarë trupa.
Duke folur për televizionin ukrainas, Ignat tha po ashtu se mbrojtja kundërajrore po funksion në mënyrë “të përsosur”, teksa raportoi se janë rrëzuar katër raketa ruse të llojit Kalibr, që ishin nisur nga Deti i Zi në drejtim të rajonit Helnitski.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një adresimi në orët e vona të 24 korrikut, tha se forcat e tij po përparojnë “hap pas hapi” në rajonin e pushtuar jugor të Hersonit, që gjendet në jug të lumit Dnieper. “Edhe pushtuesit e pranojnë se ne do të fitojmë”, tha ai, teksa tha se 28 korriku, dita e shtetësisë së Ukrainës, do të jetë festë shtetërore, që Zelensky e kishte shpallur vitin e kaluar. “Ne dëgjojmë gjatë gjithë kohës bisedat e tyre. Ne dëgjojmë atë që ushtarët rusë u thonë të afërmve të tyre kur ata i thërrasin”, tha Zelensky.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ukraina#Russia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

O nuk do fitoj zeherri do fitoj petendia krishti Zoti i gjithesise ai do fitoj

marietereziu
Автор

Allahu, e rregullofte dhe e qetesofte gjendjen e mbare botes inshalla, Amin 🤲

mirsie
Автор

Zoti e ndihmoft Ukrahinen me triumfue nluft per troje t'veta

renatoguri
Автор

Zoti e ndihmofte Ukrainen suksese me fitore

esmaesma
Автор

Po po njësoj si ne ku nëpër filma i vram të gjith gjermanët

anilasllani