Top News - Putin urdhëron vrajsen e ministrit /Si e zbuloi në kohë Ukraina komplotin rus!

preview_player
Показать описание
Inteligjenca ukrainase ka arrestuar dy persona që punonin për shërbimet e inteligjencës ruse, të cilët planifikonin të vrisnin ministrin ukrainas të Mbrojtjes dhe kreun e agjencisë e inteligjencës ushtarake.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës zbuloi në kohë komplotin e agjencisë ruse e inteligjencës ushtarake për të kryeer tre vrasjet e nivelit të lartë, përfshirë atë të një aktivisti të shquar ukrainas. Komploti u zbulua falë informatorëve ukrainas të inflitruar në rajonet e pushtuara nga Rusia në Lindje të vendit.
Të dyshuarit, njëri banor i rajonit lindor të Luhanskut të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe tjetri banor i kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, iu premtuan deri në 150,000 dollarë nga punonjësit rusë për vrasjen e secilit prej objektivave të tyre.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti rus ka urdhëruar vrasjen e zyrtarëve ukrainas pasi nisi pushtimin e vendit.
Ai urdhëroi edhe vrasjen e presidentit ukrainas dhe familjes së tij, në fillim të luftës, kur forcat special ruse rrethuan Volodimir Zelenksy në presidencë. Po ky atentat dështoi dhe që atëherë Zelesky është vendosur nën masa të ashpra sigurie.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Putin#Komploti#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Me keto lajme besoj qe do kene zili cia e ku ta di une bravo

ΠετροςΜιτο
Автор

a ka kishin vrar do kishte mbaruar lufta tani

bukuroshblloshmi
Автор

Sa lire..150 mije dollar ministrin..te ne aq duan kaparin per barbona 😏

onufrionufri