Top News – “Fortifikim kundër kërcënimeve ruso-kineze”, Britania rrit shpenzimet e mbrojtjes

preview_player
Показать описание
Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me 6 miliardë dollarë për t’u "fortifikuar" kundër kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina, njoftoi lideri i vendit, Rishi Sunak, në prag të bisedimeve të shumëpritura me partnerët e AUKUS, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë.
Kryeministri britanik u zotua të përdorë shpenzimet shtesë, të shpërndara në dy vjet, për të rimbushur rezervat e municioneve, për të modernizuar programin e nëndetëseve bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar dhe për të financuar "fazën tjetër" të AUKUS, një pakt sigurie i arritur midis tre kombe në vitin 2021.
Detajet e programit AUKUS do të zbulohen të hënën në San Diego gjatë një konference të përbashkët shtypi midis Sunak, Presidentit të SHBA Joe Biden dhe kryeministrit australian Anthony Albanese.
Partnerët pritet të njoftojnë se Australia do të blejë të paktën katër nëndetëse të klasit Virginia me energji bërthamore nga SHBA, më pas do të ndërtojë një version të modifikuar të nëndetëses britanike Astute, me sisteme luftarake dhe armë amerikane gjatë fazës së dytë të programit.
Marrëveshja mes Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shihet gjerësisht si një përpjekje për t’u bënë përballë ambicieve ushtarake të Kinës në Oqeanin Paqësor.
KJo e fundit, javën e kaluar përsëriti kundërshtimin e saj për marrëveshjen AUKUS, duke thënë se ajo "rrit rrezikun e përhapjes bërthamore" dhe nxit një garë armësh që do të destabilizonte rajonin.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Britani#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Rusia kercenon britanine?
Apo kina ?
Te pafytyre

ahmedelbasan
Автор

Ju keni frik nga shqiptaret qe Jan 3 milion jo mo nga rusia dhe kina 🤣🤣🤣🤣

donbon