Top News - 17-vjeçarin e përplasi makina për vdekje/ Shokët protesojnë para gjykatës së Tiranës

preview_player
Показать описание
Shokët e Enjo Saliajt që vdiq në një aksident në Tiranë në shkurt të këtij viti kanë protestuar para Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar dënimin maksimal për shoferin që shkaktoi aksidentin.
17-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e 2 shkurtit në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë, ku Enjo Saliaj, po udhëtonte me motor elektrik, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashi i cili u arrestua. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin për tu arrestuar më vonë nga blutë e kryeqytetit.
Shokët e viktimës dolën në protestë për shkak të frikës se gjykata mund të lirojë shoferin, duke theksuar se në Shqipëri ka pasur raste kur nuk është vënë drejtësia në vend.
Enjo Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga nga vjerri në qershor të vitit 2021, Mexhit Picari. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit, Kudret Saliaj dhe Dhurata Saliaj. Enjo Saliaj ishte prezent në momentin kur gjyshi I tij I qëlloi për vdekje me pistoletë babain. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, për vrasje në bashkëpunim, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel#Tirane
Рекомендации по теме