filmov
tv
Top News- Miliardierët e Drejtësisë në Shqipëri/Duhen hetuar 197 prokurorët e gjyqtarët e shkarkuar!

Показать описание
Mungesa e hetimeve për të shkarkuarit e vettingut, ishte epiqendra e retorikës së ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja. Nga selia e Partisë Socialiste, Manja bëri një bilanc të punës së institucioneve të vettingut, si dhe nuk fshehu pakënaqësitë ndaj hetimeve të munguara të prokurorisë së posaçme.
Akuzat për 197 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, fillojnë nga deklarata të rreme e deri në fshehje të pasurisë, apo edhe probleme me integritetin e figurës. Në këtë panoramë akuzash, Manja ngriti shqetësimin e mungesës së një procesi hetimor nga ana e SPAK.
“800 gjyqtarë dhe prokurorë janë subjekte rivlerësimi. Në filtër kanë kaluar 530 gjyqtarë dhe prokurorë. Nëse vetingu është konceptuar si pastrim i drejtësisë, organet e tjera kanë përgjegjësinë për të hetuar deri në fund gjyqtarë dhe prokurorë që dolën nga sistemi për deklarim të rremë të pasurisë, deklarim të pjesshëm apo të rremë të pasurisë. Ku është shqetësimi ynë sot dhe në vazhdim? Nga 530 gjyqtarë dhe prokurorë, 197 prej tyre janë shkarkuar për deklarim të rremë, deklarim të pjesshëm, fshehje pasurie dhe mungesë burimesh financiare’.
Nuk kanë qenë të pakta rastet e gjyqëtarëve me vila dhe pasuri marramendëse që dhanë dorëheqjen për shkak të procesit të vetingut. Manja nënvizoi se mungesa e hetimeve shton riskun e shuarjes së veprës penale për shkak të mosveprimit penal, në kohën kur është konstatuar ky fakt.
Një pjesë e gjyqtarëve të niveleve të ulëta, janë subjekte të prokurorisë të zakonshme. Kompetencën për hetim ndaj aferave korruptive, e ka SPAK, por afatet po skadojnë dhe gjyqtarët apo prokurorët nuk ndëshkohen.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Miliardierët#Drejtësia#TopChannel