Top News - Putin ndëshkon spiunazhin / Dështoi në Ukrainë, ia kalon kontrollin GRU-së

preview_player
Показать описание
Vladimir Putin ka ndëshkuar Shërbimin Federal të Sigurisë FSB, duke e zhveshur nga roli i mbledhjes së inteligjencës në ukrainë, dhe ia ka dorëzuar përgjegjësinë personit që qëndron pas helmimit me agjentin nervor Novichok në Salisbury të britanisë. Gjeneral lejtnanti Vladimir Alekseev, i lindur në ukrainë, komandoi oficerët përgjegjës për helmimin me agjentin nervor në 2018-ën, të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia. Vendimi për tia hequr misionin FSB-së, vjen në kuadër të dështimeve në rritje për forcat e Kremlinit në konflikt, për të cilat janë fajësuar kryespiunët e Putinit.Vladimir Alekseev ndërkohë është një oficer i lartë i një dege shumë të militarizuar të drejtorisë kryesore të inteligjencës, GRU dhe ai do të komandojë tani operacionet ruse të spiunazhit në Ukrainë. Alekseev besohet se orkestroi helmimin në 2018-ën, në tokë britanike. Tre operativë të GRU-së, duke përdorur emrat Sergei Fedotov, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, janë akuzuar për tentativë vrasjeje pasi spërkatën derën e shtëpisë së Skripal me agjentin nervor vdekjeprurës. Skripal dhe e bija u sëmurën rëndë por fatmirësisht mbijetuan. Saën Strurgess, 44 vjec, vdiq nga ekspozimi ndaj agjentit nervor ndërsa partneri i saj Charlie Roëley dhe oficeri i policisë Nick Bailey, u shtruan të dy në spital. Tre agjentët e GRU, emrat e vërtetë të të cilëve ishin Denis Sergeev, Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepiga, ishin nën komandën e Alekseev në kohën e sulmit në mars të 2018-ës. I lindur në Ukrainë, Alekseev, ka fituar reputacion për brutalitetin e tij gjatë aksioneve ushtarake ruse në siri dhe në rajonin ukrainas të Donbasit.

Pamje:AFP

Photo By The Sun

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Putin#Spiunazhi#TopChannel
Рекомендации по теме