Top Channel/ Pas 15-vjeçarit, ndërron jetë 13-vjeçari! Shoferi i makinës që i përplasi ishte i dehur

preview_player
Показать описание
Është rënduar bilanci i viktimave në aksidentin e rëndë që ndodhi natën e kaluar në Shkozet të Durrësit.

Dy të mitur kanë gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit që ndodhi rreth orës 22:55, në lagjen 14 të qytetit bregdetar, kur një automjet me drejtues të riun Xhoni Muço, u përplas me një çiiklomotor me drejtues shtetasin S. K.

Përplasja ka qenë tejet e fortë dhe për pasojë gjeti vdekjen në vendngjarje njëri nga dy të miturit që ndodhej në çiklomotor, 15-vjeçari me3 inicialeF. K.. Disa orë më vonë humbi jetën në spital dhe i mituri tjetër, 13-vjeçari me inicialet D. H.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar të riun Xhoni Muço i cili nga veprimet e para hetimore rezulton se po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pamje: Pa koment

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews
Рекомендации по теме