Top News- Lajm i mirë për ekselentët dhe vullnetarët/ Ja vendimet e qeverisë

preview_player
Показать описание
8 janë vendimet e marra këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave dhe të publikuara nga ministrat përkatës.
Ministria e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka bërë të ditur dy vendimet që janë marrë sot për përfshirjen e të rinjve në administratë për 1 vit punësim por edhe ngritjen e qendër së ekselencës.
SINK“Kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë për t’i përfshirë në administratë. Studentët ekselentë do mund të përfshihen me kontrata 1 vjeçare në ministri dhe institucionet vartëse të tyre. Kjo nuk është nismë e përkohshme, duam ta vijojmë dhe do të ngrihen edhe qendrat e ekselencës që do jenë në institucionet kryesore që janë vendosur si të nevojshme dhe aty do përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur projekte të ndryshme”.
Një tjetër vendim i marrë këtë të mërkurë është edhe ai i miratimit të planit antitrafik, i prezantuar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
SInk “Plani i veprimit për vitin 2022 përmban veprime konkrete të shumë inst shtetërore sepse trafiku i qenieve njerëzore është komplekse dhe qasja është dimensionale. Do ketë një adresim konkret që fillon nga parandalimi i këtij fenomeni deri në rehabilitimin e viktimave të trafikut të personave. Është një plan veprimi pjesë e një strategjie 4 vjeçare deri në 2025”
Krahas këtyre vendimeve, Ministria e infrastrukturës ka nisur reformën në ujësjellësa, ndërsa janë miratuar në Këshillin e ministrave 3 vendime që i hapin rrugë shpronësimeve të qytetarëve me qëllim ndërtimet infrastrukturore.
Nga ana e tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri të ditur se qeveria ka miratuar sot dy projektvendime, ku i pari lidhet me përditësimin e listës së artikujve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, ndërsa i dyti që synon të nxisë vullnetarizmin, duke i siguruar transport, akomodim, ushqim, po edhe me një pagesë dinjitoze.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ekselentët#Vendimi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ore keta te Ps jane si disk i prishur.. Te gjithe flasin njesoj si rama. Degjo nje dhe thuaj se i ke degjuar te gjithe..

antonchekhov