Top News- 'Jam Kryeministri më i mirë ndër artistë' / Ekspozita e Ramës mbledh politikanët grekë

preview_player
Показать описание
“Unë jam artisti më i mirë ndër kryeministra dhe padyshim kryeministri më i mirë ndër artistë.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në çeljen e ekspozitës së tij personale në Athinë, në Zappeion Megaron, e cila u mirëprit dhe vlerësua nga të pranishmit, personalitete të larta të politikës greke, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias, si dhe artistë dhe politikanë të tjerë. Ministri e Jashtëm e konsideroi simbolike edhe përzgjedhjen e vendit për mbajtjen e ekspozitës, duke theksuar mbështetjen e Greqisë për udhëtimin europian të Shqipërisë.
Ndërkohë kryeministri Rama theksoi emocionet e tij.
SINK Më duhet të rrëfej, përpara se të mbyll fjalën, se me kaq shumë fjalime sa kam mbajtur, në kaq shumë raste, kurrë, thuajse kurrë nuk jam ndjerë i emocionuar kaq thellë, por sonte jam thellësisht i emocionuar dhe kjo nuk është një fjalë prej politikani, por një rrëfim prej artisti.
Gjatë takimit me kryeparlamentarin grek Constantine Tassoulas, Rama I dhuroi atij librin e Fate Velajt, të përkthyer në greqisht të titulluar ‘Udhëkryqi’. Gjatë kësaj vizite Rama zhvilloi një sere takimesh, si me kryeministrin, ministrin e jashtëm apo edhe Presidenten greke.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Ekspozita#Rama
Рекомендации по теме