Top News - Lajm i mirë nga OBSH / Pandemia po ngadalësohet në botë

preview_player
Показать описание
Më në fund një lajm i mirë. Duket se pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në shkallë globale, të paktën sipas të dhënave të fundit javore të organizatës botërore të shëndetësisë, në vecanti në kontinentin amerikan. Më shumë se 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima të reja janë raportuar në javën nga 17 deri më 23 gusht, e kjo tregon një rënie prej 5 për qindësh të rasteve dhe 12 për qind të viktimave krahasuar me një javë më parë. Ngadalësimi është regjistruar kudo përvecse në azinë juglindore dhe në zonën e mesdheut. Këto dy zona të fundit kanë regjistruar respektivisht rritje prej 4.06 për qindësh dhe 4.28 për qindësh. Në kontinentin amerikan, rënia e rasteve të konfirmuara është ndërkohë 11.35 për qind, sipas organizatës botërore të shëndetësisë; në evropë me 0.9 për qind dhe në afrikë 8.4 për qind.
Në të gjithë botën, sipas universitetit Johns Hopkins, ka 23.9 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 820 mijë viktima.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Moj valentina ca paniku moj te bjeri ke robet e shpis tate do e besosh

fatoveliu