Top News - Mina në digën e hidrocentralit / Rusia, 18 milionë metra kub ujë mbi Kherson

preview_player
Показать описание
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka thënë liderëve të Bashkimit Evropian se sulmet ruse, që kanë shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës së energjisë, kanë qëllim nxitjen e një vale të re të migrantëve ukrainas drejt vendeve të bllokut evropian. “Terrori rus kundër objekteve të energjisë ka qëllim krijimin e sa më shumë problemeve me rrymë dhe nxehtësi në Ukrainë këtë vjeshtë dhe dimër, ashtu që sa më shumë ukrainas të nisen drejt vendeve tuaja”, tha Zelensky në një lidhje video. Sipas tij, këto veprime duhet të kenë “përgjigje të menjëhershme”, fillimisht përmes sistemeve të shumta për mbrojtje ajrore. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme që t’ia pamundësojmë Rusisë shkatërrimin e sistemit tonë energjetik me raketa dhe dronë”. Rusia ka shtuar numrin e sulmeve në objekte banesore dhe infrastrukturë prej 10 tetorit, duke përdorur kryesisht dronë kamikazë. Ukraina dhe Perëndimi besojnë se ky lloj i dronit është prodhuar nga Irani. Moska dhe Teherani kanë hedhur poshtë akuzat.
Zelensky po ashtu ka paralajmëruar se Ukraina dyshon që Rusia ka hedhur mina në digën e hidrocentralit që gjendet në Nova Kahhovka. Nëse minat shpërthejnë, ai ka thënë që më shumë se 80 vendbanime, përfshirë Hersonin, do të jenë në rrezik të vërshimeve. Zelensky ka thënë se punonjësit ukrainas janë dëbuar nga hidrocentrali, duke e lënë atë në duart e rusëve. Sipas tij, Rusia “ka përgatitur gjithçka për të kryer këtë sulm terrorist”. Zelenski tha se rusët kishin plane për të hedhur në erë digën e për të lëshuar 18 milionë metra kub ujë mbi Kherson dhe zonat përreth ku jetojnë qindra e mijëra njerëz. Ai ka bërë thirrje për mision vëzhgues ndërkombëtar, kthim të punëtorëve dhe heqje të minave nga diga.
Komentet e Zelenskyt kanë ardhur dy ditë pasi Vladimir Saldo, zyrtari i emëruar nga Rusia në rajonin ukrainas të Hersonit, ka bërë të ditur një “zhvendosje të organizuar” të civilëve nga katër qyteza afër Lumit Dnjepër.Saldo ka akuzuar forcat ukrainase se planifikojnë të shkatërrojnë digën. Autoritetet e instaluara nga Moska në Herson, thanë një ditë më parë se rreth 15.000 njerëz janë larguar nga rajoni. Kievi e ka konsideruar këtë hap të Moskës si “dëbim” të civilëve ukrainas.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Mina#Hidrocentral
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

e putin e p9 shum mir ju bon bravo putin❤

perputhen
Автор

A nuk ju duket se te uleni ne bisedime nuk do jet me mir.

arbenalia
Автор

Kush jeni ju qe thoni shum Mir ua ben po sikur te vjer ne shtepin tende si te duket

franbardhi