Top News-Rusia mund të sulmojë këto ditë!/Pse u alarmua NATO! Si po futet në lojë Bjellorusia

preview_player
Показать описание
Sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës mund të nisë në mënyrë të befasishme këto ditë, bashkë me nisjen e stërvitjeve të përbashkëta me trupat bjelloruse.

E përditshmja britanike ‘The Sun’ shkruan se paralajmërimin e japin disa komandantë të NATO’s, të cilët thonë se rusët mund të shfrytëzojnë nisjen e manovrave të përbashkëta me trupat bjelloruse për të nisur një sulm të ashpër.

Qeveria britanike thotë se në territorin bjellorus ndodhen të stacionuara mijë trupa ruse, të cilat falë afërsisë mund të mbërrijnë në Kiev brenda pak orësh.

Një hartë e përpiluar nga ‘The Sun’ tregon se sulmi mund të nisë njëherësh nga 3 anë, atë veriore nga Bjellorusia, nga Lindja përmes kufirit rus ku janë stacionuar mbi 100 mijë ushtarë dhe nga jugu nëpërmjet Krimesë së aneksuar në 2014.

Frika e një sulmi rus ka detyruar autoritetet në Kiev të mobilizojnë edhe rezervistët.

Qindra qytetarë u janë bashkuar stërvitjeve, të drejtuara nga ushtarakë dhe veteranë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë njohës të mirë të taktikave ushtarake ruse. Stërvitjeve u janë bashkuar edhe ish-luftëtarë që kanë marrë pjesë në konflikte kundër ushtrisë ruse në zona të tjera si Gjeorgjia.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#NATO#Rusia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Mund dhe do sulmoje eshte nje ndryshim I madh apo jo

bx.ken
Автор

Edhe kjo lojë u bë e bajatshme, si virusi tash 3 vite 🤷‍♂️, diçka po luhet një luftë virtuale më shum se frontale ✌

gasper
Автор

Top channel do lek do klikime sipas kti mediumi qe 10 vite ka nis lufta e 3 dhe 30 hef ka hy rusi deri tani

-.
Автор

Nuk e kuptoj se bjellrusia i lejon ushtaret rus te kalojne neper bjellrusi dhe te sulmoje ukrahinen o njerz nuk eshte loj esht luft

Die-beste
Автор

EHAAAA PO NA CMENDNI, NUK SULMON ASKUSH O NJERZ BUDALLENJ, keni 2 muj qe thoni te njejten gje cdo dit

StarJes