Top News - Rusia do sulmojë Ukrainën! / Biden bën parashikimin: Pasoja të rënda për Putinin

preview_player
Показать описание
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka parashikuar se Rusia do të bëjë lëvizje drejt Ukrainës, mirëpo ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin duket se ende nuk ka marrë ndonjë vendim. Sipas Bidenit, Rusia do të përballet me pasoja të mëdha ekonomike nëse nis konflikt ushtarak.

“Nuk jam i sigurt se ai e di çfarë do të bëjë. Unë besoj se ai do të hyjë. Ai do të bëjë diçka. Por, një sulm ndaj Ukrainës do të ishte katastrofë për rusinë. Aleatët tanë dhe partnerët janë të gatshëm ta përballin Rusinë dhe ekonominë e saj me kosto të mëdha”
Ndonëse ushtria e Rusisë është më e fuqishme sesa ajo e Ukrainës, Biden ka sugjeruar se humbja e jetëve nga ana e rusëve, do të ishte e “madhe”. Sa i përket Putinit, Biden ka thënë se beson që presidenti rus, “ende nuk do luftë të shkallës së gjerë”, por është duke kërkuar një përshkallëzim. Sipas Biden, Putin po tenton të testojë NATO-n dhe se përgjigjja ndaj veprimeve të Rusisë do të varet nga aftësia e Perëndimit për të tejkaluar dallimet.
“Rusia do të mbahet përgjegjëse nëse pushton dhe varet çfarë bën. Është tjetër gjë nëse bëhet fjalë për një pushtim të vogël dhe ne (aleatët) përfundojmë duke u zënë rreth asaj se çfarë duhet të bëjmë e çfarë jo”, tha Biden. Më vonë, shtëpia e bardhë sqaroi deklaratën e presidentit duke thënë: “Pavarësisht se çfarë forcash ushtarake hyjnë në kufirin ukrainas, kjo përbën pushtim, dhe pushtimi do të ketë një përgjigje të ashpër dhe të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët. Presidenti Biden e di nga përvoja e gjatë se rusët kanë mënyra të ndryshme të agresionit, përfshirë sulmet kibernetike dhe taktika paraushtarake. Ai e ka përsëritur se këto agresione të Rusisë do të përballen me përgjigje të vendosur, reciproke dhe të përbashkët”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Rusia#Ukraina#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

SH B A
Ju Donë
Ju
Respekton
Shumë
Populli
Shçipëtar
Kombi
Shçipëtar

lulzimbajrami
Автор

PERSHENDETJE DHE RESPEKT ZOTRI PRESIDENT JOE BIDEN

zarifbajrami