Top News - Edukatoret e çerdhes në polici / Keqtrajtuan 3 vjeçarin, rast tronditës në Fushë-Kosovë

preview_player
Показать описание
Videoja e publikuar që duket se tregon keqtrajtimin e një fëmije tre vjecar nga dy edukatore dhe kuzhiniarja e një cerdheje në Fushë Kosovë, ka shkaktuar jo pak polemika. Zyrtarët kanë bërë të ditur se tashmë ka nisur një hetim i plotë për rastin dhe edukatoret janë shoqëruar në ambjentet e policisë ndërkohë që ka reaguar edhe ministrja e arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci. Kjo e fundit shprehu shqetësim të thellë pas pamjeve të publikuara dhe dënoi ashpër dhunën e ushtruar ndaj të miturit. “Dhuna është e papranueshme ndaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar”, tha ministrja në një reagim. Më shqetësues sipas saj, është fakti se nuk bëhet fjalë për një person të vetëm, por për disa edukatore të përfshira cka tregon se ky nuk është fenomen i izoluar. Nagavci tha edhe se ministria do të marrë masa të menjëhershme.
Nagavci: Do të ndërmarrim të gjitha masat që i përcakton ligji
“Ju njoftoj që ne në mëngjes, shumë herët, inspektorët e arsimit kanë shkuar në kopsht dhe në Komunë të Fushë Kosovës, në Drejtorinë e Arsimit. Unë besoj që sapo të kthehem në ministri do të kem raportin e gatshëm. Me sa u njoftova edhe pjesëtarët e policisë kanë qenë të pranishëm aty. Dhe përsëris edhe një herë që do të ndërmarrim të gjitha masat, të cilat i përcakton ligji që asnjë fëmije të mos i cenohet integriteti dhe personaliteti i tij, jo vetëm fizik por edhe emocional... Është shqetësuese të shihet se kjo e tregon që nuk është rast i izoluar, duket se më shumë se një person kanë qenë të përfshirë, ose së paku në njohuri dhe nuk kanë reaguar” Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha ndërkohë për KosovaPress, se policia në koordinim me prokurorinë dhe qendrën për punë sociale janë duke u marrë me rastin dhe ai është ende në fazat fillestare të hetimit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Dhuna#Kosove
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Nuk kuptoj keto edukatore si eshte e mundur qe te dhunosh femijet kur ju jeni per tu kujdesur :Eshte fatkeqesi qe ne keto ambiente te jene njerez qe nuk kuptojne natyren e vogelusheve qe jane te zhdervjellet dhe pikerisht aty duhet qe te kuptohen nga edukatoret :thjesht ne keto istituzioni duhen njerez te kualifikuar dhe njerez qe kane nje dashuri per vetveten pasi nuk mund te duash femijet se nuk do vetveten

mynyrnunaj