Top News-Grabitja e përgjakshme në Selanik/Arrestohet shqiptari, vrau punonjësin e tabakinos

preview_player
Показать описание
Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, si autor i dyshuar i grabitjes së përgjakshme në një tabakino në Selanik që përfundoi me vrasjen e një punonjësi 44-vjeçar. Mediat greke bëjnë me dije 27 vjecari u arrestua në shtëpinë e tij mëngjesin e së hënës, ndërsa bashkëpunërtori i tij grek, 35 vjeç ishte arrestuar mbrëmjen e të dielës. Ngjarja e rëndë u regjistrua të shtunën ku një person me fytyrë të mbuluar hyri në dyqan dhe nën kërcënimin e armës mori një shumë parash nga dyqani. Por ndërsa punonjësi ka bërë rezistencë duke reaguar, grabitësi e ka goditur me dorezën e armës në kokë. 44-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit, ku fillimisht janë konstatuar dëmtime kraniocerebrale. Pak më vonë ai ndërroi jetë. Zyrtarisht nga policia nuk jepet një shifër për shumën e grabitur por mediat greke kanë raportuar për 700 euro. Nga ana e policisë dhe prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Grabitja#Selanik#TopChannel
Рекомендации по теме