Top News - Nënkryetari i Listës serbe/ Shfuqizohet fletëarresti, LVV–Veting në gjyqësor

preview_player
Показать описание
Lëvizja Vetëvendosje reagoi ashpër pas raporteve në mediat vendase se Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të shfuqizuar fletarrestin për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Rodoiçic. “Kujtojmë se Milan Radoiçici, të cilit gjykata ia hoqi fletarrestin, për shume vite ka sfiduar ligjin, por edhe sovranitetin e integritetin e Republikës së Kosovës. Me veprimtarinë e tij kriminale, sidomos në veri të vendit, ai ka qenë gjithnjë pengesë e jetës normale duke terrorizuar të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet në reagimin e LVV-së në Facebook. Aty permendet dhe fakti që Radoiçic është një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic. Milan Radoiçic ka qenë në arrati dhe autoritetet e Kosovës deri më tani ishin në kërkim të tij. Në nëntor të vitit 2020 u ngrit dhe akuza e tretë për këtë rast, por procesit gjyqësor ende nuk i është parë fundi. Ivanovic u qëllua për vdekje me 6 plumba pas shpine 16 janarin e vitit 2018, përpara zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Vetëvendosje tha se Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore duhet t’ia sqarojnë publikut të Kosovës vendimin e marrë. “Kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës”, thuhet ne reagimin e VV. Partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, është zotuar edhe një herë që kur të marrë pushtetin të nisë procesin e vetingut në gjyqësi dhe prokurori, duke konsideruar se shtetit i duhen profesionistë dhe patriorë dhe jo “burokratë në shërbim të krimit”.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#LVV#Vetting#TopChannel
Рекомендации по теме