Top News - Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë/ Pogradec, e motra iu arrestua për mashtrim

preview_player
Показать описание
Abuzimi me detyrën e një ish-drejtoreshe e Bashkisë së Tiranës, Viola Sterjo ka sjellë dorëheqjen e vëllait të saj nga posti I nënkryetarit të Bashkisë së Pogradecit.
Sterjo ka qenë i komanduar në këtë post prej 1 viti, ndërkohë që momentalisht vijon detyrën si drejtor i ujësjellësit të Pogradecit.
Dorëheqja është dhënë me argumentin ‘për arsye familjare’, por ai është vëllai i Viola Sterjos, ish-drejtoreshës së mjedisit në bashkinë e Tiranës, e akuzuar për mashtrim dhe përfitime shumash të mëdha financiare me qëllim garantimin e granteve nga skema e AZHBR.
E arrestuara është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga gjykata e Korçës.
Viola Sterjo akuzohet për mashtrim të 5 subjekteve që synonin përfitimin e granteve në vlerën 2.2-4.5 mln euro nga AZHBR. Rasti u zbulua pas kallëzimit në prokurori të njërit prej tyre të cilit 39 vjeçarja 2 vite më parë i kishte marrë 57 mije euro dhe 1 mln lekë duke i premtuar një grant prej 4.5 mln euro.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Nënkryetari#Doreheqja
Рекомендации по теме