Top News - As amnistia, as Meta, as Kodi Penal! Pse parlamenti hoqi dorë, votimi pas 25 prillit

preview_player
Показать описание
Jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë përpara datës së dekretuar për zhvillimin e zgjedhjeve shpërndahet parlamenti. Kjo mesa duket ka qenë një nga arsyet për të cilën mazhoranca nuk ka përfshirë në diskutime disa projektligje, për të cilat është prodhuar debat. Konferenca e Kryetarëve miratoi të martën axhendën e punimeve të Kuvendit deri në 26 mars 2021, cka do të thotë se atë ditë do të shpërndahet parlamenti.

Nuk janë parashikuar për t’u miratuar brenda këtij sesioni të fundit parlamentar disa nisma të rëndësishme, të cilat kanë prodhuar reagime dhe polemika. Nuk do të miratohet nga ky parlament, madje as nuk ka shkuar në Kuvend, projektligji organik për Presidencën, i cili përcakton kornizat e veprimtarisë së Ilir Metës, i vendos afate dhe rregulla për mandatimin e partisë për formimin e qeverisë, dekretimin e zgjedhjeve, emërimin e ministrave, betimin e gjyqtarëve, nënshtetësinë, dekoratat etj.

Është depozituar në Kuvend që në muaj korrik të vitit 2020, por nuk do të miratohet në sesionin e fundit parlamentar ligji i shumëdebatuar për amnistinë fiskale. Nisma është kritikuar për rrezikun e legalizimit të parave të posta dhe pasurive të paligjshme. Pas kritikave, nisma është tërhequr nga shumica, ndërsa kryeministri Rama ka pohuar se po merret ekspertizë ndërkombëtare për ta ndryshuar projektligjin.

Nuk figuron në Kuvend dhe rrjedhimisht nuk do të miratohet nga parlamenti aktual as ligji për rregullimin e medias online, i quajtur ndryshe si anti-shpifja.

Nuk janë depozituar në Kuvend dhe nuk ka gjasa të miratohet para zgjedhjeve parlamentare as Kodi i ri Penal, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Në Kodin e ri shtohen rreth 30 vepra të reja penale dhe hiqen 6 vepra në fuqi. Kodi i ri parashikon një dënim me një vit burg për ata që bëjnë montazhe apo meme, pa lejen e personave që janë objekt i memes. Ky parashikim prodhoi reagime të forta. Këto nisma janë lënë në dorë të Kuvendit të ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili pritet të nisë punimet në shtator të këtij viti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Meta#TopChannel
Рекомендации по теме