Top News/Amnistia, të gjithë do ta votojnë! Rama: Projektligji është në Kuvend, e voton edhe opozita

preview_player
Показать описание
Mazhoranca dhe opozita janë ende duke diskutuar për amnistinë penale dhe një draft i dakordësuar mund të kalojë për votim në Kuvend.
Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se projektligji do të votohet edhe nga opozita dhe si shembull solli një deklaratë të mëhershme të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që tha se projektligji do të miratohet me mbi 90 vota në parlament.
Vota pro për projektligjin është kushtëzuar nga opozita me miratimin e kërkesave të saj për komisionet hetimore. Nga këto kërkesa, PS ka pranuar dy komisione dhe kërkesën për të ngritur një grup pune në Komisionin e Ligjeve për reformën zgjedhore.
Nga miratimi i amnistisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, do të përfitojnë ulje dënimi dhe falje rreth 700 të dënuar

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Rama#Kuvend
Рекомендации по теме