filmov
tv
Top Channel/ “Miqësia Turqi-Shqipëri e palëkundur', Presidenti Erdogan flet pas vizitës në Tiranë
Показать описание
Në përfundim të vizitave në Tiranë dhe Beograd, presidenti Erdogan u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avion, gjatë kthimit për në Turqi. Ai e ka cilësuar vizitën në shqipëri si konfirmim të miqësisë së palëkundur mes dy vendeve, ndërsa theksoi si mjaft të rëndësishme hapjen e xhamisë së Namazgjasë që do tu shërbejë 8000 besimtarëve në Tiranë.
Duke e cilësuar vizitën si jashtëzakonisht produktive dhe të suksesshme, Erdogan deklaroi se me kryeministrin Edi Rama ka shkëmbyer ide për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe çështjet globale, e veçanërisht për luftën në lindjen e mesme.
“Ne u përcollëm vëllezërve tanë në Shqipëri, përshëndetjet e kombit tonë të dashur dhe të afërmve të tyre në Turqi” deklaroi presidenti Erdogan, duke shtuar se gjatë takimeve në vendin tonë u theksua vendosmeria për të luftuar bashkërisht kundër organizatave terroriste.
Presidenti tha se në Tiranë u bë hapja e Xhamisë së Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, e ndërtuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare dhe Fondacioni i Dijanetit.
Duke folur për stacionin e dytë të turit të tij në Ballkan, vizitën në Serbi, ku u mbajt takimi i katërt i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, Erdogan tha se u Nënshkruan 11 marrëveshje dhe u theksua qëllimi i përbashkët për rritjen e shkëmbimeve tregtare.
Presidenti turk bëri të ditur se gjatë takimeve në serbi theksoi mbështetjen për procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në sigurimin e stabilitetit dhe paqes së përhershme në Ballkan.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Erdogan#TopChannelNews

Комментарии