Alqi Bllako paraqitet në GJKKO, shqyrtohet ankimimi i SPAK për lirimin e tij

preview_player
Показать описание
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në ambientet në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

SPAK kërkon rikthimin e tij në qeli pasi ankimoi vendimin e shkalles së parë, që caktoi "arrest ne shtepi" për ish-Sekretarin e Përgjithshem të Ministrisë së Mjedisit, i cili është vënë nën akuzë për inceneratorin e Fierit.

Pak javë më parë SPAK deklaroi se është kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për zëvendësimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për Bllakon.

Për Euronews Albania, SPAK tha se nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar dhe se do të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

Рекомендации по теме