Nga debati në zyrë tek arma në rrugë: Si u plagos administratori i Kallmetit, Besnik Simoni

preview_player
Показать описание
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Kallmet të Lezhës. Administratori i kësaj njësie, Besnik Simoni është plagosur me armë zjarri. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal që ka nisur në zyrën e tij.

Uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij. Gazetarja Vera Deda raporton se autori i dyshuar quhet Altin Marku.

Sipas policisë, Simoni është plagosur në rrugë. Gazetarja Deda nga informacionet paraprake që ka mësuar thotë se administratori i Kallmetit ka marrë 3 plumba. Ai është dërguar menjëherë në spital. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме