Top News - Zjarret marrin dy jetë njerëzish / Greqia vazhdon ‘luftën’, mijëra të evakuuar

preview_player
Показать описание
Greqia po vazhdon luftën me zjarret, që sa vijnë e intensifikohen, dhe që kanë marrë tashmë dy jetë njerëzish e kanë detyruar shumë të tjerë të evakuohen. Kjo është vala e dytë vdekjeprurëse e zjarreve masive brenda vetëm një muaji.
Zjarret vazhduan të digjen në mënyrë të pakontrollueshme në pjesën verilindore të Greqisë, ishujt Evia dhe Kythnos, si dhe rajonin e Beoetia në veri të Athinës. Zjarret janë përhapur në mënyrë të shpejtë për shkak të erërave të forta dhe temperaturave deri në 41 gradë Celsius. “Ka nëntë fronte aktive... situata është e ngjashme me atë gjatë korrikut”, tha një zëdhënëse e departamentit të zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve AFP, duke iu referuar zjarreve që lanë pesë persona të vdekur gjatë korrikut. Në orët e vona të mbrëmjes së të hënës u vendos që banorët e zonave të rrezikuara të evakuoheshin në Alexandroupolis, një qytet në verilindje të Greqisë ku zjarret po vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi.
Në ishullin Evia, pranë kryeqytetit grek, zyrtarët evakuuan banorët në qytetin industrial Nea Artaki, ku zjarri dëmtoi fermat e shpendëve dhe derrit. Flakët kërcënuan edhe parkun kombëtar Dadia, ku u gjet trupi i një burri që besohet se ishte një emigrant pa dokumenta. Një bari i moshuar gjithashtu u gjet i vdekur në rajonin Boeotia më herët të hënën. Dadia është një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Evropë, pasi ofron një habitat ideal për zogjtë e rrallë dhe është shtëpia e të vetmes popullsi shumuese të shkabave të zeza në Ballkan. Bashkimi Evropian njoftoi se do të dislokonte dy avionë zjarrfikës nga Qipro dhe një ekip zjarrfikës rumun nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të bllokut evropian.
Temperaturat shumë të nxehta dhe kushtet e thata që rrisin rrezikun nga zjarret do të vazhdojnë deri të premten, sipas meteorologëve. Mes një valë të të nxehtit, një zjarr që filloi më 18 korrik dhe u ndez nga erërat e forta shkatërroi pothuajse 17.770 hektarë brenda dhjetë ditëve në pjesën jugore të Rodosit. Rreth 20.000 njerëz, kryesisht turistë, u detyruan të evakuoheshin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Zjarret#Greqi
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Jo 2 njerez por 20 apo ata 18 ne aleksandropul apo ishin kafshe ata

erionbeqirllari