Top Channel/ Studentët e Mjekësisë në protestë: I bëjmë thirrje Ministrisë, ne duam zgjidhje!

preview_player
Показать описание
“Mjekësia bojkoton”, me këtë pankartë të madhe studentët e Mjekësisë kanë marshuar drejt ministrisë së Arsimit.

Që prej fillimit të vitit të ri akademik, auditoret e Fakultetit të Mjekësisë janë pothuajse bosh pasi studentët e të gjitha viteve kanë bojkotuar në shenjë proteste.

Njëzëri ata kanë një kërkesë për ministrinë: “Ministrisë i bëjmë thirrje, ne studentët duam zgjidhje”, ndërsa edhe kërkojnë që studentë të tjerë dhe qytetarë të bashkohen qëllimit të tyre. Ata gjithashtu kërkojnë edhe dorëheqje: “Ne studimet nuk i lëmë por dorëheqja duhet dhënë”.

“S’kisha në plan të ikja, s’kam në plan të kthehem”; “Si mund të kurojnë duart e prangosura”; “Ikëm se mendum se nuk ka shpresë, harruam që shpresa jemi ne”; “Ne e mbyllim godinën dhe nuk ju pyesim fare – studentët e mjekësisë 2023”, këto ishin disa nga shumë pankartat që studentët mbanin në duar.

Ata kërkojnë të ketë një reagim nga Ministria e Arsimit ndërkohë që po bëjnë gati padinë për në Gjykatën Kushtetuese ku besojnë se do të shfuqizohet ligji që i detyron ata të punojnë për 3-5 vite në vendin e tyre pas përfundimit të studimeve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Studentët#Protestë#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Jo voton Bini e Benin se kta jan te gjith dijshme e jo ju!

osmangashi
visit shbcf.ru