filmov
tv
Top Channel/ Studentët lajmërojnë protestë/ Kundërshtojnë detyrimin për të punuar në Shqipëri

Показать описание
Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protesta ditën e martë ku përkon dhe me vizitën e ish presidentit amerikan Bill Klinton i cili do të jetë në Shqipëri me rastin 4 korrikut, ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës .
Ata kanë zhvilluar dy protesta deri më tani për të kundërshtuar kontratën detyruese që pas përfundimit të studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor në spitalet e vendit atje ku nevojat janë më të mëdha .Por kjo është konsideruar diskriminuese nga ana e studentëve.
Ndërkohë burime të Top Channel thonë se të enjten në orët e pasdites kryeministri Rama është takuar me Ministren e Shëndetësisë dhe të arsimimit me praninë edhe të rektorit të universitetit Arben Gjata, për të diskutuara për zhvillimet në shëndetësi në afat gjatë.
Një ndër pikate diskutimit ka qenë edhe drafti që po përgatitet për kontratën detyruese e cila synon frenimin e largimin e të mjekëve nga Shqipëria. Propozimi është i tillë që studentët që nisin vitin e parë në mjekësi në tetor do të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor për 5 vite në vend ,pa i penguar për të bërë edhe specializimin brenda Shqipërisë ose jashtë saj. Ndërsa për studentët që janë duke e ndjekur mjekësisë aktualisht detyrimi mund të jetë 3 vjet ose mund të lihet në dorën e tyre të ofrohen vullnetarisht.Drafti është ende duke u përpunuar ndërkohë që kryeministri ka kërkuar që brenda një jave të dorëzohet drafti përfundimtar.
Aktualisht Shqipëria ofrojnë kujdes shëndetësor me 1.9 mjekë për 1 mijë banorë , edhe pse duket e vështirë për shkak të largimit të mjekëve drejt vendeve të BE , brenda vitit 2030 Kryeministri ka kërkuar të arrihet në 2,5 mjekë për 1 mijë banorë.
Fenomeni i largimit të mjekëve ka prekur shumë vende në Europë dhe një kontratë shtrënguese për mjekët e rinj po përgatit ehe Italia e cila po diskuton që studentët e mjekësisë të ofrojnë shërbim me detyrim ne vendin e tyre nga 5 deri 7 vjet pas përfundimit të studimeve .
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Studentet#Protesta#TopChannelNews