Top Channel/ Gjermania “në aksion”, mbledh ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor

preview_player
Показать описание
Ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të BE-së mblidhen virtualisht të martën për të diskutuar ecurinë e mëtejshme të procesit të Berlinit. Konferenca zhvillohet nën drejtimin e shefit të diplomacisë gjermane, Heiko Maas në kuadër të Procesit të Berlinit. Këtë e bëri të ditur të hënën në Berlin, zëvendëszëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse. Konferenca ka për qëllim të parapërgatisë samitin e ardhshëm të krerëve të qeverive, i cili do të zhvillohet nën drejtimin e kancelares Angela Merkel në fillim të korrikut., thotë DË. Sasse sqaroi se pjesemarrës do të jenë edhe kryediplomatët e disa vendeve anëtare të BE-së, si edhe Komisioneri i Zgjerimit, Olivér Várhelyi, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Europian, Stefano Sannino. Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014. Ai ka si synim përmirërimsin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi. Procesi konsiderohet edhe si "paradhomë e Bashkimi Europian".

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#HeikoMaas#AndreaSasse#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bravo shteti dhe qeveria gjermane per mbeshtetjen per integrimin ne BE!

nuelimhsfnantesfrance