Top News - Tjetërsimi i pronave në Himarë / Jorgo Goro në SPAK pas kallëzimit të Fredi Belerit

preview_player
Показать описание
Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës ngjiti këtë të enjte shkallët e SPAK për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Nuk ka një njoftim apo deklaratë zyrtare në lidhje me çështjen për të cilën është thirrur Goro në prokurorinë e posaçme. Ajo që dihet është që në fillim të shtatorit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri dorëzoi një padi për tjetërsimin e pronave në Gjilekë.
Veç Jorgo Goros, Beleri padit edhe ish-Ministren për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortin e saj, Artan Gaçi dhe trashëgimtarët e një prone nën dyshimet se kanë bashkëpunuar për të falsifikuar dokumentet e tjetërsimit të një toke bujqësorë me sipërfaqe 5500 metër katrorë, duke e kthyer në truall.
Në objekt-padi Beleri thotë se nëpërmjet një Akti të Marrjes së Tokës në Pronësi, kanë rrjedhur përfitime të padrejta pasurore për trashëgimtarin e tokës dhe personave të tretë për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-Ministres se Mbrojtjes dhe ish-Ministres së Punëve të Jashtme.
Beleri e akuzon Jorgo Goron se ka falsifikuar dokumentet, ka shpërdoruar detyrën, akuzë kjo e fundit që e ka ngritur edhe për ish-Minstren e Mbrojtjes, Xhaçka. Për bashkëshortin e kësaj të fundit, së bashku me trashëgimtarin e tokës, Beleri krahas falsifikimit të dokumenteve, i akuzon edhe për veprën penale të Pastrimit të Parave”.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#JorgoGoro#SPAK
Рекомендации по теме