Top News - Pronat në Gjirin e Lalzit/ Ndërhyn SPAK, 5 zyrtarë me urdhër arresti

preview_player
Показать описание
Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalzit, abuzimet dhe korrupsioni i zyrtarëre shërbyen si motiv për nisjen e një hetimi nga SPAK në përfundim të të cilit u arrestuan disa persona.
Falsifikim dokumentesh i kryer në bashkëpunim të një grupi të strukturuar kriminal, shpërdorim detyre, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike janë akuzat ndaj 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Hipotekës së Durrësit, që solli 5 urdhër arreste deri më tani dhe kontrollin e banesave.
Aksioni i SPAK përfshiu ish-drejtorin e Hipotekës Bedri Luku, i shoqëruar fillimisht dhe i lënë i lirë, si dhe nëpunës të tjerë, shtetasit Vlash Brahija, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisandër Xhizdari, Ber Begeja, Asllan Arapi.
Sipas vendimit, nga akt ekspertimi teknik kompjuterik numër 11845, dt 15.11.2019, janë konstatuar foto dhe video që paraqesin dokumente që lidhen me toka bujqësore dhe tokë truall si dhe akte të marrjes së tokës në pronësi, certifikata për vërtetim pronësie, kartela të praktikave dhe harta treguese të regjistrimit të pasurive, të cilat siç ka provuar hetimi i deritanishëm ndodhen në fshatin Lalëz. Disa nga fotot që u gjetën në memorien e telefonit i përkasin vijës bregdetare dhe tokës pyjore në këtë zonë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SPAK#GjiriLalzit#TopChannel
Рекомендации по теме