Top News/ OKB, takim urgjent për Rafahun / ’Nuk ka më asnjë vend të sigurt në Rripin e Gazës’

preview_player
Показать описание
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të martën një takim urgjent, pas sulmeve izraelite që lanë të vrarë dhjetëra persona të zhvendosur në një kamp në Rafah të Gazës. Sulmet e së dielës lanë të vdekur 45 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Sulmi ka nxitur kritika ndërkombëtare. Shumë shtete arabe e kanë quajtur sulmin një “masakër”. Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se po kryen hetime për këtë “aksident tragjik”. “Nuk ka më asnjë vend të sigurt në Gazë. Ky tmerr duhet të përfundojë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një postimi në rrjetet sociale. Shefi i Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, Martin Griffiths, tha se përshkrimi i sulmit në Gazë si “gabim”, nuk do të thotë asgjë për personat e vrarë, ata që kanë humbur familjarë, dhe ata që po tentojnë të shpëtojnë. Mbledhja e së martës është thirrur prej Algjerisë. Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell tha se ishte “i tmerruar nga lajmi” për sulmin në Gazë, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është i “indinjuar”. Zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të amerikës thanë në anën tjetër se Izraeli duhet të marrë çdo masë të mundshme për të mbrojtur civilët. Ushtria izraelite ka thënë se po kryen hetime për rastin.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#OKB#Rafah
Рекомендации по теме