Top News - Armët bërthamore jashtë Rusisë / Ukraina kërkon takim urgjent të OKB-së

preview_player
Показать описание
Ministria e Jashtme e Ukrainës kërkoi një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas njoftimit të Presidentit Putin dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të "marrë masa vendimtare" për të parandaluar përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia. “Rusia konfirmoi edhe një herë paaftësinë e saj kronike për të qenë një kujdestar i përgjegjshëm i armëve bërthamore, si një mjet frenimi dhe parandalimi i luftës, jo si një mjet kërcënimi dhe frikësimi” thuhet në deklaratë. Bashkimi Evropian e dënoi të dielën planin rus. Shefi i politikës së jashtme të bllokut Josep Borrell i bëri thirrje Bjellorusisë që të mos bëhej strehë e armëve bërthamore ruse ndërsa e kërcënoi atë vend me sanksione të mëtejshme. Analistët e Institutit për Studimin e Luftës, me qendër në Uashington, thanë se rreziku i përshkallëzimit të luftës bërthamore "mbetet jashtëzakonisht i ulët".Ligjvënësi republikan Michael McCaul, kryetar i Komisiot të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se e konsideronte planin e Rusisë shqetësues dhe të hartuar për të frikësuar Perëndimin. “Mendoj se Putini po shfaq forcën usharake, në thelb një përpjekje për të ndjellë frikë. Armët bërthamore taktike përbëjnë shqetësim”, tha McCaul për rrjetin televiziv Fox Neës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Ukraine#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ca do i bej okbja Rusis m 😂 Ca do pyes Putin europen dhe ameriken Ca do bej 😂

.a