Top News/ E rëndë në Maliq/ 71-vjeçari tenton të abuzojë seksualisht të miturën

preview_player
Показать описание
Një 71 vjecar u vendos në pranga pasi tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur të moshës 9 vjecare në fshatin Sheqeras në Maliq. I moshuari Pëllumb Lamce e ka zhveshur të miturën në parkun e lojërve te shkolla e fshatit dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.
Një grua, e cila po kalonte rastësisht ndërhyu për të larguar të moshuarin, duke shpëtuar të miturën nga abuzimi. Kjo e fundit u shoqërua në polici për të dhënë dëshminë sa i përket ngjarjes së rëndë.
Ajo u shpreh gjatë dëshmisë në polici se e njeh të moshuarin dhe vajzën e mitur, pasi janë banorë të fshatit. Sipas saj, 71 vjcari ishte gati për të kryer marrëdhënie intine, duke e tërhequr vajzën e mitur drejt vetes dhe ka qenë pikërisht ky momenti, kur ajo ka ndërhyrë.
Dëshmitarja e cila ishte e pranishme në park, tha se vajza është mirë, por ka pësuar traumë nga ngjarja.
Nga informacionet paraprake, mësohet se ka qenë babai i vajzës i cili ka denoncuar në polici rastin. I moshuari ka qenë i martuar, me dy fëmijë, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi.
Ky i fundit u vendos menjehërë më pranga pas ngjarjes, ndërsa prokuroria e rrethit ka nisur hetimin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Maliq#PëllumbLamce
Рекомендации по теме